#
A List of Associated Organisations
Recent Research

International Site

Faqja zyrtare për Udhëheqjen natyrore të Rritjes: Alternativat e ortodoncisë  pa ekstraksione apo kirurgji faciale.

Orthotropia Faciale
Shkenca e Udhëheqjes së Rritjes të Fytyrës së Fëmiut

Cka është ortodoncia?
Principet e trajtimit ortodontik nuk kanë ndyshuar shumë në 100 vitet e fundit. Disa dhëmbë janë ekstrahuar për të krijuar hapësirë ndërsa të tjerët janë radhitur me breketa fikse. Sidoqoftë, hulumtimet dëshmojnë se fytyra mund të dëmtohet ndërsa dhëmbët të kthehen në pozita të mëparshme nëse nuk fiksohen përjetësisht. Kjo edhe ishte brenga e një grupi të Dentistëve, Ortodontëve dhe punëtorëve të tjerë shëndetësorë, që të gjithë së bashku të punojnë në hapjen e një faqeje, e cila do të siguronte informata të mjaftueshme për njerëzit që të ndërrmarin vetë vendimet e tyre të drejta. Pjesa tjetër e kësaj faqeje përmban informata për pacientin, dentistët dhe ortodontët, të cilat informata ne shpresojmë të jenë të dobishme për ju.

Pse Ortotropia?
Prindërve shpesh nuk u tregohet për trajtimet bashkëkohore siq është \orthotropia Orthotropics® e cila ka për qëllim të udhëheqë rritjen e nofullave derisa fëmiu është ende në fazën e rritjes, dhe mund të sigurohet rezulat i njëjtë apo edhe më i mirë sikurse trajtimi Ortodontik, pa nevojë për ekstraksione.  Orthotropics® ka përparësinë që i mbanë dhëmbët në pozitë të drejtë ndërsa fytyra pëson përmirsime, ndonjëherë edhe dramatike.
Disa prindër kuptojnë se sa të buta janë kockat e fytyrës së fëmiut dhe sa gjëra të thjeshta sikurse mbajtje hapur e gojës apo trajtimi jo adekuat mund të dëmtoj pamjen e fëmiut përgjithmonë (shih më poshtë). Nëse fytyra e fëmiut tuaj nuk duket ngjashëm me fytyrën e fëmijëve të tjerë, drejtohuni për këshillë para se t’i mbushin tetë vjet. (Recent research) Hulumtimet e fundit flasin se Preventiva është më e mirë se sa Shërimi.

Disa fytyra kanë rritje para (horizontale) dhe duken në harmoni me dhëmbët drejt të vendosur, ndërsa disa fytyra kanë rritje për së gjati (vertikale) dhe mund të ngjajnë sikur rrafsh me dhëmbë të vendosur jo drejt. Shumica e trajtimeve ortodontike stimulojnë rritjen vertikale (shih ilustrimin më poshtë). Disa terapeutë mendojnë se trajtimi ‘Funksional’ apo ‘Ortopedik’ do të shmangë ekstraksionet dhe rritjen vertikale , mirëpo kjo nuk sigurohet për një periudhë kohorë të gjatë, prandej këshillohet që të kërkoni confirmimin me shkrim që drejtimi i rritjes së fytyrës së fëmiut nuk do t’i ndërrohet dhe se do të ketë hapësirë për të gjithë 32 dhëmbët.

Rritja vertikale
Dëmton Fytyrën
Rritja Horizontale
Përmirson Fytyrën
Vertical Growth Damages Faces
Horizontal Growth Improves Faces
Fytyra e këtij fëmiu është dëmtuar nga rritja vertikale e pasuar nga trajtimi ortodontik. Rritja vertikale shoqërohet me buzë të holla, faqë të lëshuara, ball të pjerrët dhe sy të lodhur.
Ky djalosh u trajtua me  Orthotropics®. Edhe pse dhëmbët e tij dolën para, të dyja nofullat u inkurajuan të rriten para. Dhëmbët e atyre me rrije horizontale mbesin ë drejtë për gjithë jetën.

Trajtimit fiks (me beketa)  paraqet një mënyrë të shpejtë tëtë dejtuarit të dhëmbëve, mirëpo përmban rrezikun e dëmtimit të fytyrës. Gjithashtu me trajtim fiks në shumicën e rasteve aplikohen ekstraksionet para apo pas trajtimit ndërsa retensioni do të jetë përjetësisht i domosdoshëm. Nëse Ortotropia aplikohet derisa fëmiu është ende i ri dhe e bartë aparatin sipas udhëzimeve, Orthotropics® siguron hapësirë për 32 dhëmbë dhe shmangë nevojën për kirurgji, breketa dhe retainer. Sidoçoftë, është një trajtim që kërkon shkathtësi dhe kërkon nga pacienti të mbajë gojën vazgdimisht të mbyllur, gjë që mund të jetë e vështirë për shumë fëmijë.

Të gjithë ortodontët kanë detyrim ligjorë të informojnë pacientët e tyre për metodat alternative të trajtimit, posaqërisht kur rekomandojnë procedura të pakthim siq jnë ekstraksionet apo trajtimet tjera kirurgjike. Fatëkeqësisht, jo shumica veprojnë ashtu. Nësë ortodonti juaj nuk ju ka dhënë informata të plota rreth rastit tuaj , ju keni të drejtën e plotë për ankesë gjygjësore. Kjo vajzë në foton më poshtë, nuk ishte e informuar se kishte edhe zgjidhje tjeter përveq ekstraksionit, prandej edhe u ekstrahuan dy dhëmbë në nofullën e sipërme.

Result of traditional orthodontic treatment

Për fat të keq ne nuk kemi mundësi të këshillojmë individualisht pacientët, prandej ju këshillojmë që nëse keni probleme drejtohuni te dentisti i përgjithshëm. Nëse ai nuk e ka të qartë problemin tuaj, mund të konsultoni ortodontin tuaj apo edhe të lexoni këtë faqe të internetit ‘Where to get treatment’. Mjekët ortotrop ndahen në tre grupe.
Anëtarët e kualifikuar janë dentistët të cilët kanë kryet aftësime plotësuese në  orthotropics®
Anëtarët e regjistruar janë klinicistët të cilët kanë përvojë në udhëheqjen e rritjes
Përkrahësit pajtohen me rregullat e përgjithshme por nuk kanë trajtim në Orthotropics®
VËREJTJE. Pamvarsisht se kush e kryen trajtimin është e drejtë të pyesni këto pyetje.

  1. Sa dhëmbë të përhershëm do të ekstrahohen fillimisht  dhe sa do të mund të paraqitet nevoja të ekstrahohen më vonë? Për fat të keq shumica e fëmijëve të cilët i nënshtrohen trajtimit ortodontik tradicional, humbin të katër premolarët e parë, dhe gjysma e këtyre fëmijëve nuk do të ketë hapësirë për dhëmbët e pjekurisë, duke mbetur tërësisht me 24 dhëmbë. Nëse rritja do të udhëhiqej në mënyrë të drejtë do të kishte hapësirë për 32 dhëmbë.
  2. A do të jetë i nevojshëm trajtimi kirurgjik? Nuk do të ketë nevojë për trajtim plotësues Orthotropic® , përveq nëse trajtimi nuk është kryer me sukses, apo fëmiu tani më është i rritur dhë nuk mban gojën mbyllur

Pyetni mjekun tuaj nëse ndihen të sigurtë për shmangjen e rritjes vertikale të fytyrës tuaj? Është e drejta e juaj të keni njohuri për të gjitha llojet e trajtimit, si dhe për problemet të cilat mund tju paraqiten. Insistoni të keni një fotografi në profil para trajtimit dhe kështu do të përcjellni ndërrimet të cilat pasojnë (shih më poshtë).

Showing how the face will continue to improve if the posture is correct